​Ministri Çeku: Flamuri ynë përsëri i pari

Kultura

​Ministri Çeku: Flamuri ynë përsëri i pari

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 22:35
Foto ilustrim

Ministria i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka uruar xhudisten, Distria Krasniqi pas fitores që ka arritur kundër hungareze, Reka Pupp, duke fituar medaljen e artë në Grand Slam Paris 2023.

Ministri Çeku ka vlerësuar se sportistet tona, me angazhimin e tyre po japin shembull për fëmijët e të rinjtë e vendit.

Ai përmes një postimi në rrjetin social facebook iu ka uruar shumë suksese xhudisteve të tjera në këtë garë që po zhvillohet në Paris të Frances.

Në rrugëtimin e saj deri te medalja e artë, Distria raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti spanjollen, Marina Diez Castello.

Krasniqi e vazhdoi edhe më tej formën fantastike, ku në çerekfinale fitoi kundër mongoles Sosorbaram Lkhagvasuren, kurse në gjysmëfinale e mposhti francezen, Amandine Buchard.

Në finale, Distria Krasniqi e mposhti xhudisten nga Hungaria, Reka Pupp vetëm për ta fituar medaljen e artë në këtë turne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat