Thirrja e një dëshmori!

Kultura

Thirrja e një dëshmori!

Nga: Adem Bytyçi Më: 18 maj 2023 Në ora: 15:01
Autori Adem Bytyçi

Kosovë gjaku ynë

qëndro e mos u dorëzo

atë që e fitove me pushkë

duanë ta marrinë me fjalë

nëse nuk qëndron

herët a vonë

n ‘Kosovë nuk do të ketë shqiptare.

edhe ata pak që do t’ mbesin

do trajtohen si skllav.

Ne luftuam për bashkim

këtë e thamë para se t ‘vdisnim

nën betim

por bashkimin s’na lënë ta bëjmë

ata që na ndanë

n ‘Londër , Versaj dhe Berilin

tani ta mbrojmë Kosovën

mos t'i japim as një pedal

territorit saj atij që na masakrojë

dhe territorin e Serbisë

e mbushi me varre masive

me trupa t' vrarë t ‘fëmijëve, nënave

dhe pleqve t ‘popullatës tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat