Në Prizren ditë feste e librit, përurohen dy vepra publicistikë të mërgimtarit, Haki Latifi

Kultura

Në Prizren ditë feste e librit, përurohen dy vepra publicistikë të mërgimtarit, Haki Latifi

Nga: Vatra Latifi Më: 21 maj 2023 Në ora: 20:41
Foto ilustrim

Të enjtën, më 18 maj në Prizren në Librarinë „ALTERA“, në organizim të SHOQATËS PËR KULTURË DHE ART „ FIDANI“ DHE LIBRARISË „ALTERA“, u përuruan dy librave publicistikë;

„REALITETI I MREKULLUESHËM - REPUBLIKA E KOSOVËS“ (Intervista) dhe

„FJALA VRET MË LARG SE TOPI“

(Opinione, Komente, Përkushtime) të autorit: Haki Latifi

Në praninë e shumë miqve dhe në një ambient të këndshëm, përurimin e udhëhoqi Vatra Latifi, para një audience të përbërë nga adhurues të letërsisë, miq e familjar të autorit.

Në Librarinë „ALTERA“ u përuruan dy libra publicistikë; „REALITETI I MREKULLUESHËM - REPUBLIKA E KOSOVËS“ (Intervista) dhe

„FJALA VRET MË LARG SE TOPI“ (Opinione, Komente, Përkushtime) të autorit HAKI LATIFI.

Ky përurim u është detikuar binjakëve; Nënës dhe Dajës së Autorit!

Këto dy libra janë një përmbledhje me intervista dhe tjetri me opinione, komente dhe përkushtime të autorit, të botuar nga shtëpia botuese “Fidani”. Recensent i librit është Skënder Zogaj, Lektor z.Musa Bushrani ndërsa z.Berat Batiu – konsulent për përgatitjen teknike.

Kumtesat vlerësuese për dy librat, u lexuan nga recensioni i shkrimtarit dhe i kritikut letrar Skender Zogaj. Për vlerat letrare të librit të Haki Latifit foli poashtu historiani Mr. Enver Batiu. I pranishëm në këtë promovim ishte edhe menagjeri i shtëpisë botuese të librit „FIDANI“ në Prizren, z.Berat Batiu.

Para të pranishmëve në këtë ngjarje kulturore me rastin e përurimit të dy veprave të autorit, Haki Latifi, në fillim ka folur redaktori i këtyre dy botimeve të reja, Skender Zogaj, i cili tërhoqi paralele ndërmjet këtyre veprave, angazhimit të autorit në diasporë dhe intervistave të tij nga emra të shquar të gazetarisë dhe të publicistikës kosovare, në njërën anë dhe për mendimin kritik të ndërtuar nga analiza koherente dhe argumentimi logjik në librin e dytë. Ai për librin “Realiteti i mrekullueshëm - Republika e Kosovës”, tha se mund të shërbejë edhe si doracak për të njohur mirë përpjekjet dhe kontributin e mërgimtarëve tanë në Zvicër, para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Historiani, Enver Batiu, pasi foli për biografinë e autorit, tha se kontributi i tij në shërbim të atdheut ka qenë i jashëtzakonshëm, së pari në Kosovë e më pas duke vazhduar edhe në shtetin helvetik. Drejtuesi i shtëpisë botuese “Fidani”, Berat Batiu, tha se dy botimet e reja të autorit, Latifi, mund të shërbejnë edhe si ditar të kohës.

Në vazhdim autori Haki Latifi e mbajti një fjalë rasti, i cili falenderimet e tij nuk i anashkaloi për asnjë çast, duke filluar nga familja, e deri tek publiku i mrekullueshëm, që me një numër të konsiderueshëm me pjesëmarrjen e tyre, nderuan përurimin e dy librave të këtij poeti mërgimtar, i cili jeton dhe vepron në Zvicër.

Në kuadër të promovimit të librit, moderatorja z.Vatra Latifi, e konsideroi të hapur debatin me të pranishmit e përurimit. Ku nuk munguan as fjalët përshëndetëse, nga miqtë e shumtë të autorit, si ata mërgimtar po edhe ata vendor.

Me nga një fjalë përshëndetje folën edhe; Mr. Shaip Latifi, ish kryetar i parë i Degës së LDK-së në Zvicër, z. Fetah Rudi, veprimtar dhe ish Deputet i Kuvendit të Kosovës, z. Bardh Nengurra, veprimtar dhe publicistë i cili punon dhe krijonë Norvegji, z. Skender Berisha, veprimtar dhe ish antar i kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër. Të cilët përgëzuan dhe dhanë vlerësime për veprimtarin e autorit dhe rëndësinë e këtyre librave me opinione, që ka për lexuesit gjithandej hapësirave etnike shqiptare.

Autori i librit shprehu mirënjohje për të pranishmit dhe për gjithë ata që kontribuan për botimin e librit.

Për të gjithë të pranishmit, u shfaq edhe një program i zgjedhur me recital dhe pika muzikore të egzekutuar me flautë nga artistja prizrenase, profesoresha e muzikës z. Kaltrina Krasniqi, ligjeruese në Shkollën e Mesme të Muzikës „Lorenc Antoni“ në Prizren.

Ndërsa nxënësit e Shkollës së Mesme „Ymer Prizreni“ në Prizren, nën përkujdesjen e Prof. Ilam Berisha; Floriana Krasniqi deklamoj poezin „Engjejt e Parajses“, Ajla Qehaja, poezia „Familja“ si dhe Uresa Shala, poezin „Vrojtimi i Perëndimit të Diellit“ nga libri „Rrënjet e Fisit të Lashtë“ të autorit Haki Latifi në të cilën u pritën me duartrokitje.

I gjithë përurimi kaloi në një atmosferë të këndshme dhe pjesëmarrësit i uruan autorit suksese të mëtejshme.

Në fund të promovimit, autori i nderoj me librat e tij të pranishmit dhe i nënshkroi ato si dhe të pranishmit u ftuan për një koktej rasti të përgaditur nga familja Latifi.

Fotot i shkrepi: Dafina B Latifi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat