Secili popull i secilit etnitet i një vendbanimi, që e flet gjuhën e atij populli, është e drejtë dhe e shenjtë që ta emërtoj emrin e vendbanimit të vet. Mirëpo, për fat të keq, sundimi i të huajve në trojet shqiptare i ka lënë gjurmat e veta pushtuese, që kanë ndikuar në toponimin e emrave të vendbanimëve të pushtuara dhe të sunduara, të cilat i përdori si bazë me interpretime të gabuara dhe për qëllime të caktuara.
Shtrembërime të emrave të vendbanimëve shqiptare, përveq pushtuesit otoman, kanë lënë me të madhe edhe sllavët, të cilat veprime do të ishin kundërligjore dhe kundër shkencore, duke i futur në administratën e vet të kohës si administrime të tyre, të cilat kanë mbetë deri në ditët e sotme si gjurma të pushtimit dhe dhunës.
Këto akte të shtrembërimit dhe bastarllimit të emrave të vendbanimimëve shqiptare, do i hasim kudo në Kosovë, nga pushtuesit që i bënë me qëllime të caktuara, për t’ua ndryshuar kuptimin e vendbanimëve, duke i toponur dhe përvetësur me përshtatjen etimologjike sllave.
Koha antike
Prej nga koha antike, pjesa e madhe e trojeve shqiptare gjindej nën sundimin e perandorisë romake, me ç’rast ishte periudha e sundimit të tyre, e cila ka lënë edhe gjurmat e veta në lokalitetet e pushtuara në fshatra dhe qytete të vendit tonë.
Po ashtu, edhe në fshatin Doblibare/Balldrin, nga komuna e Gjakovës, edhe në këtë vend gjatë periudhës romake ekzistojnë dëshmi arkeologjike por dhe gojëdhëna, që arat e këtij fshati, të cilat gjinden jo largë Drinit të Bardhë, quhen „Qeremidane“, apo siq i quan populli i kësaj treve, arat e Qereminëve, ku edhe sot e kësaj dite kur bëhët lavrimi i këtyre arave, dalin qeremidane të kohës antike, gjë që dëshmojnë vendbanime të lashta, apo të kohës antike.
Kemi edhe të dhëna tjera, që ky lokalitet apo trevë, ka qenë një vendbanim që nga periudha romake, dhe prej këtij vendbanimi e deri në fshatin e quajtur Meqe, 3 km, largë nga fshati Doblibare/Balldrin, kanë ekzistuar shtëpiat e ngjitura njëra me tjetren dhe vargu i tyre ishte aq i gjatë, ku macja do të hypte nëpër kulmaret e pa ndara me kilometra të gjata njera me tjetren.
Koha e sundimit otoman
Gjakova, një qytet antik dhe historik, i cili ishte tërësisht i shkatërruar në luftën e fundit të vitit 1999, nga regjimi serb, por më vonë mbas luftës së fundit ky qytet u rindërtua dhe u modernizua, duke marrë pamje krejtësisht tjetër. Në vitin 1485, do të ishte si një fshat, por si një qendër frekuentuese e tregëtareve në kohën osmane, të cilin do ta quanin “Gj a k o v i q a”. Mirëpo, sipas studiusit P. Daka, i cili jep disa shënime të rëndësishme të kësaj periudhe për Gjakovën thotë, se toponimi Gjakova, e ka burimin autokton prej antroponimit të emrit Jak ( Vula) dhe emri i këtij qyteti edhe sot si admirim i shqiptarëve përdorët me emërin JAKOVA.
Toponimi i këtij vendbanimi i quajtur “Gjakoviqa” edhe në gjuhën osmanishte, pas ramjes së këtyre trojeve shqiptare nën sundimin sllav, si shumica e emrave të vendbanimëve shqiptare, ashtu edhe emri i këtij qyteti pësuan nga sllavishtja, dhe emri Gjakoviqa, prapashtesa- iqa, u zavendësue me prapashtesën-ica, duke u quajtur Gj a k o v i c a, që do të thotë se, as njëri emër nuk ishte origjinal dhe i përshtatshëm me gjuhën dhe vendbanimin e këtij populli, apo gjegjësisht popullit shqiptarë.
Sipas një dëshmie tjetër, të dokumentit zyrtar të vitit 1933, nr. reg.582, Gjakova ka pasë një toponim tjetër sllav, e ashtuquajtur me emrin “Gj a k o v i ç k i”, dhe në këtë dokument zyrtar figuron edhe toponimi i fshatit Janosh, i kësaj komune me toponimin “J a n o s h k a”.
Në kohën e sundimit otoman, administrata turke ka lënë gjurmët e veta me disa toponime, sidomos të vendbanimëve, të cilat edhe sot janë të emërtuara shumë vende në bazë të përshtatjes së tyre në gjuhën e pushtuesit, të cilat edhe sot në shumë lokalitete të vendit tonë nuk kanë ndryshuar me toponimet e tilla.
Prej periudhës së pushtuesit otoman e deri me sot edhe nëpër fshatra ekzitojnë toponime të tilla me emra të kohës otomane, si për shembëll, në fshatin Doblibare/Balldrin, ekzistojnë toponime të arave, maleve, rrugëve, ujrave, kodrave, etjera, të quajtura si, „Kodra e qerkezit“, „Malet e qerkezit“, „Arat e qerkezit“, Vau i qerkezit“, „Rruga e qerkezit“, dhe të tjera, që të gjitha këto toponime janë të lokalizuara në pjesën periferike të këtij fshati, që shpie rruga e vjetër për qytetin e Gjakovës.
Ashtu, që sipas shënimëve të dr.M.Bajraktaroviq, “qerkezët” ishin të ardhur nga Kavkazi, të cilët i kishte sjellë pushtuesi i athershëm otoman, për ti përforcuar bazat e veta pushtuese në vendin tonë gjatë sundimit të tyre në trojet shqiptare.
Në të njëjtën kohë, gjatë sundimit otoman, ku pronat e shqiptarëve ishin nën zotërimin e tyre dhe toponimet e pronave u lidhën me titujt e feudalëve të perandorisë osmane, duke lënë gjurma shekullore në trojet tona, të cilat akoma mbajnë emra të tillë me toponime të feudalëve pushtues të pronave tona shqiptare.
Në fshatin Doblibare/Balldrin të sotëm, akoma ekzistojnë toponime me emra të feudalëve pushtues të pronave, të cilat thirren, si „Mali i Bonjakut“, „Lugu i Bonjakut“, „ Ara e Shllakut“, e tjerë, ndërsa në fshatin e afërt Bërdosanë/Bardhoshan, ekzistojnë këto toponime, si „Mëhalla e begit“, „Zabeli i begit“, „Ara e begit“, „Lugi i Pashës“, e tjerë, ndërsa në fshatin Vraniq-janë edhe këto toponime, si „Ara e Subashës“, „Lluga e Kaqit“, „Livadhi i Sarajit“ e tjera.
Periudha mesjetare
Periudha mesjetare, i takon periudhës së sundimit sllav mbi trojet shqiptare, e cila periudhë dominon më se dy shekuj, duke administruar dhe imponuar sipas dëshirës së saj çdo gjë ishte shqiptare, dhe duke ia përshtatë mënyrës së vet me emra të shtrembëruar e të stërkequr edhe gjithë ata emra që kishin origjinë iliro-shqiptare, të cilat i përvetëson dhe bastarllon, duke u dhënë emra e trajta etimologjike sllave.
Edhe emri i fshatit Doblibare/Balldrin, që gjindet në ballë të Drinit Bardhë, është një toponim me origjinë sllave, d o b l i-d u b l j i,- i thellë, dhe b a r e- kënetë, që në përkthim në shqip do të thotë “kënetishtë”.
Shumica e autorëve mendojnë se ky emër të jetësohet në këtë fshat me emrin k ë n e t i sh t ë, por duke u bazuar në standartizimin e sotëm të emrave të vendbanimeve shqiptare, që kishin toponime sllave, nuk është standarte të përkthehen drejt përsëdrejti, sepse i shkon përshtati përsëri toponimëve të mëhershme sllave, por termi më i qëlluar dhe sipas përshtatjes gjeografike që ka ky vend afër Drinit të bardhë, të quhet përherë fshati Balldrin.
Edhe ky fshat, sikur shumë vende tjera të Kosovës, ishte i kolonizuar me popullatë serbe e malazeze, të cilët u larguan shumë vonë me iniciativën e vet prej këtij fshati, duke i lënë disa gjurma dhe toponime të vendeve ku ata jetuan e vepruan, si psh. „Arat e Dushanit“, “Arat e Boshkit“ ,“ Kodra e Milloshit, „Shelgjet e Millovanit“, „Livadhet e popit“, etjerë, duke i marrë toponimet sipas pronarëve të dhunshëm të kohës dhe regjimit serb.
Edhe fshati Bërdosanë, i cili gjindet bri fshatit Doblibare/Balldrin, qëndron me toponime të ndryshme sllave, që në përkthimin shqip, b e r d o- kodër, dhe prapashtesa s a n ë, e nxjerr kuptimin k o d r a e s a n ë s, që disa sdudius të nxituar e nxjerrin edhe kuptimin e emrit Bardhoshan, me çrast do ta humbëte kuptimin e një vendbanimi, duke e marrë një trajtë krejtë tjetër, e cila duhet të jetë një çështje më e përpiktë studiuese, që kërkon një riparim, apo një trajtim tjetër, si obligim shkencor.
Emrat që paraqesin formën e pastër shqipe të vendbanimëve
Është shumë e rëndësishme se edhe pse pushtuesit i lanë gjurmët e veta pushtuese me toponimet e emërvendëve të shumta, por kurrësesi ata nuk mundën ti arrijnë qëllimet e tyre, që të bëjnë toponime, apo mikrotoponime të përgjithshme të emërvendeve që ekzistojnë në trevat shqiptare, dhe me një fjalë tjetër, nuk kanë mundur që të gjithë emrat ti përkthejnë dhe ti përvetësojnë në administratën e tyre, sepse shumica e emrave të vendeve paraqesin fjalët, apo format e pastërta shqipe, pa kurrëfarë përpunimi.
P.sh. emërtimi i fshatit Rrezinë, që qëndron bri fshatit Bërdosanë, dhe ta quajmë me kuptimn e plotë “Rr e z o r e” , kjo fjalë, apo emër e ka të plotë etimologjinë shqipe dhe nuk ka nevojë të riparohet, apo të bëhën ndryshime të tjera në këtë emër të këtij fshati. Prandaj, shumica e toponimëve janë të pastërta, që mund të ishin si rrezulltat i krijimtarisë burimore popullore autoktone, duke dhënë dhe duke shprehë përkatësinë e popullsisë vendase.
Edhe në fshatin B a ll d r i n, pasqyrohet mbështetja e këtyre parimëve burimore me emrat që dëshmojnë toponimët me preardhje vendase, si psh. Pronarët e pronave të veta, si “Ranishtat e Gjidodës”, “Zallinat e Përgëgës”, “Orizet e Bashotës, “Llugat e Preqit”, “Malet e Qettës”, “Arat e Prenkëgjinit”e tjerë, të cilat toponime të emërvendeve në trevat e këtij fshati, janë toponime të pastërta, që lidhën me tituj të pronarëve autokton.
Mandej ekzistojnë toponime që lidhen me përbërjen e tokave, psh, batallinat, ranishtat, arat e buta, rrahnajat, smanicat, kodrat e rrushit e tjerë. Dhe toponime që paraqesin fitonime, psh. Lëndina mëzezëve(mëzetëve të vegjël, ku janë mbajtur gara) , Ara e plakut, Lugu i thanës, Lugu i zi, e tjerë. Toponime që lidhën me emra të hidronimëve, psh, Vauu i Gjonit, Vau i Currit, Vau i Dushit, Vau i Qunit, Vau i Laskës, Gjiri i i Nduejakut, Gjiri i Nduededës e tjerë.
Toponime që lidhen me zona, psh, mëhalla e poshtme, mëhalla e epërme, mëhalla e Dedëmatëve, mëhalla e Lulajve, kodra e Shehut, kodra e Dodajve, e tjerë. Të gjitha këto të dhëna e kanë lëndën e parë dhe burimin e tyre, që e pohojnë praninë autoktone të popullatës shqiptare në trevat e këtij fshati, e cila trevë i ka veqoritë e veta të veqanta, që meriton një studim të thellë, duke parë se popullata e këtij vendbanimi ka një traditë, tolerancë dhe kulturë të mirëfilltë shqiptare.
Para luftës, por edhe pas luftës në Kosovë, janë bërë disa studime shkencore në zgjedhjen e problemeve të toponimëve, të cilat mbetën nga pushtuesit gjatë sundimit të tyre në Kosovë, dhe rëndësi të veqantë kishte Tubimi shkencorë i vitit 2001, që u mbajtë në Gjakovë, për të shqyrtuar gjendjen dhe qështjen e toponimëve të Gjakovës dhe rrethinës.
Ndër të tjera mund të thuhet se, sa do pak mund të plotësohet një boshllëk i kahmotshëm për një çështje shumë të rëndësishme edhe pse nuk është përfunduar një çështje e tillë në tërësi, por duke i plotësuar nevojat deri dikund, sepse është e pa mundur të kapërthehen të gjitha imtësitë dhe çështjet problematike të këtij studimi shkencor, sidomos nëpër vendet rurale ku kërkohet një angazhim i mirëfilltë dhe studim më i thellë, për të absorbuar më shumë të dhëna historike, arkeologjike, gjeografike dhe të tjera, të cilat na qojnë deri te qëllimi.
Komisioni për standartizimin e emrave të vendbanimëve në Komunën e Gjakovës me rrethinë, do të shqyrtonte në tryezën e vet disa probleme shkencore, sidomos me çështjen e toponimëve të vendbanimëve shqiptare, me toponime të imponuara sllave, duke filluar që nga shekulli XX-të, me çrast fillohet të plotësohet një kërkesë e kahmotshme popullore, për të bërë ndryshimin dhe krijimin e një rregulloreje për përdorimin e këtyre emrave të vendbanimëve shqiptare të kësaj treve.
e kësaj tryeze dukej e frytshme dhe do të ishte pothuaj se vetëm një përpjekje e nevojshme për të bërë standartizimin e emërvendëve të kësaj treve, me çrast paraqet edhe një akt human, kulturorë dhe historik dhe jo një akt politik, siq thojnë të tjerët, sepse, sëcili pushtues i trojeve shqiptare, si edhe pushtuesi i fundit sllav, tentuan zhdukjen e çfarëdo gjurme i l i r o-shqiptare.
Do të ishte shumë e rëndësishme, sikur Onomastika- si degë e gjuhës së sotme shqipe, e cila i studion emrat e përveqëm dhe si degë e Semantikës, që studion etimologjinë e emrave të përveçëm të njerëzve (antroponimëve) dhe emrat e vendeve(toponimëve), të lidhura së bashku Antroponia dhe Toponomia, të bëjnë zgjidhjen e një problemi të kahmotshëm në kushte të standartizuara dhe rrethana të përshtatshme me vendin dhe popullatën e këtij vendi.