Malaj e drejtoresha e IKMM-së flasin për ruajtjen e tashëgimisë kulturore

Kultura

Malaj e drejtoresha e IKMM-së flasin për ruajtjen e tashëgimisë kulturore

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 00:11
Pamje nga takimi

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka takuar drejtoreshën e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, Rrezarta Loxha Vitaku, me qëllim forcimin e bashkëpunimit për ruajtjen dhe promovimin e pasurisë kulturore në të dyja shtetet.

Gjatë takimit, ata diskutuan për ruajtjen, restaurimin dhe menaxhimin e pasurisë monumentale dhe diversitetit kulturor në Kosovë.

U shkëmbyen ide dhe opinione për promovimin e kësaj pasurie edhe në Shqipëri, përmes medias dhe institucioneve arsimore, si dhe për shkëmbimin e ekspertizave me institucionet homologe në Shqipëri.

Gjithashtu, në IKMM u mbajt një takim me grupin e arkitektëve dhe historianëve që po punojnë për projektin e ndërtimit të Muzeut të Rezistencës në Prekaz, kushtuar kontributit të Familjes Jashari në çlirimin e Kosovës dhe rrugën e saj drejt pavarësisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat