Kurti në manifestimin për Kabashin: Rikthim i shpirtit në skenën që e deshi

Kultura

Kurti në manifestimin për Kabashin: Rikthim i shpirtit në skenën që e deshi

Më: 24 prill 2025 Në ora: 07:55
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në hapjen e ekspozitës fotografike “Mes Teatrit dhe Filmit”, promovimi i librit në shqip dhe anglisht “Mirush Kabashi Sokrati Shqiptar – Mirush Kabashi Albanian Socrates” si dhe shfaqja e filmit dokumentar “100 Maska 1 Shpirt” në Gjakovë.

Kurti në një postim në Facebook, shkruan se ishte në Gjakovë, “aty ku fjala ka peshë dhe kujtesa frymon me art, u çel një ditë që s’qe thjesht përkujtim, por një rikthim i heshtur i Mirush Kabashit në skenën që e deshi dhe e deshi”.

“Ekspozita fotografike “Mes Teatrit dhe Filmit”, promovimi i librit në shqip dhe anglisht “Mirush Kabashi Sokrati Shqiptar – Mirush Kabashi Albanian Socrates” nga autorja Driada Dervishi, si dhe shfaqja e filmit dokumentar “100 Maska 1 Shpirt” me regji nga Eliodor Markja, krijuan një portret të plotë të shpirtit të tij të paepur. I munguar në trup, por i pranishëm në çdo buzëqeshje, në çdo duartrokitje, në çdo frymë të sallës së Teatrit “Hadi Shehu”, shkruan Kurti.

Ai tha se sonte Gjakova nuk mbajti vetëm një aktivitet - mbajti fjalën, shpirtin dhe dritën e një njeriu që na mësoi se teatri nuk është thjesht vend shfaqjeje, por një gjendje shpirti.

“Nderim për mjeshtrin e fjalës. Faleminderit që ishit, Mirush. Faleminderit që jeni”, shkruan Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat