Nëse je adhurues i romancave prekëse, atëherë seriali i ri i Netflix, “When Life Gives You Tangerines”, është padyshim për ty.
Drama koreane ka rrëmbyer zemrat e miliona shikuesve që prej premierës në mars, duke arritur një vlerësim të jashtëzakonshëm prej 100% në Rotten Tomatoes dhe mbi 32 milionë orë shikime javën e kaluar.
Seriali ndjek historinë prekëse të Ae-sun dhe Gwan-sik, dy të rinj nga ishulli Jeju në Korenë e Jugut, të cilët përballen me sfidat e jetës ndërsa dashuria e tyre rritet dhe maturohet mes vështirësive.
Skenat emocionale kanë bërë që shumë shikues të ndajnë përvojat e tyre në rrjete sociale, duke paralajmëruar të tjerët të përgatitin një kuti me letra për lotët.
“When Life Gives You Tangerines” është tashmë i disponueshëm për t’u parë në Netflix dhe konsiderohet si një nga dramet më të suksesshme të këtij viti.