Duan me çdo kusht ta rrëzojnë nga pushteti Albin Kurtin

Kultura

Duan me çdo kusht ta rrëzojnë nga pushteti Albin Kurtin

Nga: Adem Bytyçi Më: 17 maj 2025 Në ora: 14:49
Adem Bytyçi

Mafia politike,
mediat mërcenare t’Vuçiçit,
Lista Serbe,
Oligarkët, hajnatë t’dikurshëm
janë bërë bashkë
për ta eliminuar Albin Kurtin,
nga skena politike për gjithmonë.

Nëse nuk nxitojnë
qytetarët e Kosovës
n’zgjedhjet e jashtëzakonshme
që vijën me nxitim
për ta votuar Albin Kurtin 90%,
Mafia politike, Lista serbe, mediatë e Vuçiçit n’Kosovë,
oligarkët dhe t’gjithë ata politikanë
që dikur sygjeruan Kosovën për ta ndarë,
Kosovën do ta shndërrojnë
n’një oazë t’krimeve kundërnjerëzimit
si dikur t’shtetit serb.

Vetë fakti se Aleksandar Vuçiç,
Presidenti aktual i Serbisë,
Gebelësi i Millosheviqit — kasapit të Ballkanit,
ka ndarë një miliardë euro,
për ta rrëzuar nga pushteti Albin Kurtin n’Kosovë,
tregon se sa lehtë e ka pas Albin Kurtit
përmes Listës serbe dhe mafisë politike shqiptarë për t’i realizuar
qëllimet shoviniste
t’Serbisë kundër Kosovës.

Kosova pas luftës
asnjëherë nuk ka qenë më keq
se sa me këtë klasë politike,
e cila për pushtet
seancë pas seance n’Parlament
është duke rrënuar
t’ardhmën e shtetit vetë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat