Kanë nisur punimet për restaurimin e Galerisë Kombëtare të Kosovës, institucioni qendror i artit pamor në vend. Kështu ka njoftuar ministri në detyrë i Kulturës dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
Sipas Çekut, ky investim i rëndësishëm do të mundësojë përmirësimin e kushteve funksionale dhe teknike të objektit, duke krijuar një hapësirë moderne dhe të përshtatshme për ekspozim, krijimtari dhe aktivitete artistike.
“Nisin punimet për restaurimin e Galerisë Kombëtare të Kosovës, institucioni qendror i artit pamor në vend.
Ky investim i rëndësishëm do të mundësojë përmirësimin e kushteve funksionale dhe teknike të objektit, duke krijuar një hapësirë moderne dhe të përshtatshme për ekspozim, krijimtari dhe aktivitete artistike.
Përkushtimi ynë për zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës kulturore po konkretizohet në terren, me projekte të mirëplanifikuara dhe me ndikim afatgjatë për komunitetin artistik dhe publikun, ka shkruar Çeku në Facebook.