O t’mjer mos talli me fatin e atyre që iu kanë zgjedh!

Kultura

O t’mjer mos talli me fatin e atyre që iu kanë zgjedh!

Nga: Adem Bytyçi Më: 21 maj 2025 Në ora: 12:52
Foto ilustrim

Populli ynë dikur thoshte:

Daullja rrah për atë që ka vesh,

por kjo thënie nuk vlen

për deputetët e Kuvendit të Kosovës,

të cilët, edhe pas 19 seancave,

nuk janë në gjendje

t’i themelojnë institucionet

e shtetit të vet.

Populli i Kosovës

është zhgënjyer,

sepse këta deputetë

në zgjedhjet e fundit

nuk i ka votuar

për ta lënë kaq gjatë

Kuvendin e Republikës

pa e konstituar.

Emri i Albulena Haxhiut

për Kryetare të Kuvendit të Republikës së Kosovës

mund të ndërrohet vetëm atëherë kur “të thonë”

ata që e dogjën flamurin e Dardanisë

të Dr. Ibrahim Rugovës, në tub mes drunjve.

Në mënyrën

si janë duke vepruar këta deputetë,

nuk i meritojnë rrogat nga qytetarët vetë,

pasi nuk duan të gjejnë

gjuhën e përbashkët,

për t’i kontribuar shtetit të Kosovës,

për pavarësinë e të cilit

është derdhur një det gjak

i bijave dhe bijve më të mirë

të kombit tonë,

që kanë flijuar jetën

për lirinë që e gëzojmë ne sot.

Me sjelljet e këtyre deputetëve

janë duke u çuditur

të gjitha shtetet mike,

që e kanë ndihmuar Kosovën

për t’u çliruar nga sundimi serb.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat