Promovohet libri enciklopedik ‘Salih Çekaj’, autor Nue Oroshi

Kultura

Promovohet libri enciklopedik ‘Salih Çekaj’, autor Nue Oroshi

Më: 27 maj 2025 Në ora: 11:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Me datën 24.05.2025 në klubin “DARDANIA” në Zofingen u bë përurimi i librit enciklopedik “Salih Çekaj”, luftëtar i orëve të para të lirisë së Kosovës“, me autorë Nue Oroshi.

Organizatorë të këtj përurimi ishin: SHBK “SALIH ÇEKAJ”, në Zvicër, Shoqata “TROJËT E ARBËRIT” në Gjermani dhe Shoqata BISHZ në Zvicër. Në praninë e shumë mëgimtarëve nga Gjermania, Franca, Zvicëra dhe nga Kosova,me sukses u përurua ky libër që doli si resulltat i simpoziumit që u mbajt me 10.06.2024 në Prishtinë.

Rreth librit referuan prof. i Historisë Agim Paqarrizi,mr.sc.Nue Oroshi dhe mësuesi Abas Fejzullahu. Skender Tolaj lexoj parathënjen e librit shkruar nga dr. Rovena Vata Mikeli. Mjaft emocionuse ishin edhe evokimet e bashkluftëtarit të Heroit Sali Çekaj, Xajë Çela dhe të bashkveprimtarit Ekrem Sheholli. Diskutuan edhe veprimtarët veteran si:Jusuf Demaj, Dedë Hajdari, Hamzë Morina etj. Shumë prekse dhe emocionuse ishin recitimet e aktorit Mustaf Shabani të cilat u priten me duartrokitje frenetike. U prit shumë mirë edhe kenga e talentit të ri Hamdi Rrustemaj.

SHBK “SALIH ÇEKAJ” në Zvicër përpos aktiviteteve të shumta bamirsie me shumë sukses përfundoj edhe dy aktivitete me karakter kulturorë, Eksozitën për prof. Fehmi Aganin që u hap me 13.05.2025 në ASHAK. në Prishtinë, dhe ky promovim në Zvicër.

Në emër të kryesisë së SHBK “SALIH ÇEKAJ”në Zvicër i falëmnderoj të gjithë anëtarët e shoqatës dhe kontribuesit,që në forma të ndryshme ndihmuan shoqatën në realizimin e këtyre projektëve. Lus të gjithë mërgimtarët që të na bashkangjitën në aktivitetet tona se bashkarisht do jemi më të sukses’shëm.

Me shumë respekt Kryesia e SHBK “SALIH ÇEKAJ” në Zvicër

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat