​Pirateria e librave, shtëpitë botuese ankohen: Kanë vjedhur edhe Kadarenë

Kultura

​Pirateria e librave, shtëpitë botuese ankohen: Kanë vjedhur edhe Kadarenë

Më: 29 maj 2025 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

Libri po përjeton një periudhë të vështirë për shkak të piraterisë, teksa me zhvillimin e teknologjisë po bëhet më i lehtë kopjimi i veprave letrave.

Shoqata e botuesve shqiptarë ngre shqetësimin për piraterinë e botimeve shqiptare në vendin tonë e sidomos ne trevat shqipfolëse, raporton tch.

“Janë disa shtëpi botuesve që shesin librat tanë të piratuar”, tha Petrit Ymeri.

“Po asfiksohet vep jonë nga akte të tilla duke nisur nga Tirana, Prishtina e Tetova”, tha Bujar Hudhri.

Botuesi Bujar Hudhri denoncoi një rast flagrant nga Tetova, që tri vjet më parë shpalli Ismail Kadarenë “Qytetar Nderi” e që sot veprat e tij i kopjon, në shkelje të plotë me të drejtat e autorit e të shtëpive botuese.

“Kanë bërë libra piratë në marrëveshje me komunat. Dhe i çojnë direkt në biblioteka. Tani kanë avancuar aq shumë sa vetë shteti, vetë kryetari i komunës blen një mall të vjedhur. Janë librat e të gjithë botuesve shqiptarë. Këto libra të shtypur në mënyrë skandaloze, madje të përgjysmuara, janë të destinuara për të gjithë brezat e nxënësve”, tha Hudhri.

Kryetari i botuesve shqiptarë kërkon ndarjen e qeverisë, me qëllim garantimin e të drejtave të shkrimtarëve, përkthyesve e botuesve.

“Në Shqipëri është shumë e dëmshme pirateria që bëhet nëpërmjet librit digjital. Libra që skanohen, futen në portale dhe shiten. Skadojnë librat tanë pa të drejta dhe i shesin”, tha Ymeri.

Kur libri përdoret për biznes me qëllime përfitimi përmes manipulimit, dëmtohet mbi të gjitha lexuesi, kur në dorën e tij arrijnë vepra të falsifikuara e të dëmtuara, theksojnë botuesit

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat