Jo edhe aq largë
popullata n'Kosovë
ndahej n'Bajraqe ,
ani pse një popull
luftonin n'mes vedi
për t'uzurpuar
sa më shumë tokë
dhe male.
Për fatin e keq
edhe pas kaq vitësh
akoma n'derë
është duke na trokitur
kjo e keqe,
n'vend që t'ia mbullim
deren ia hapim.
A i votojmë individët e duhur
për t'na përfaqsuar?!
Jo , i votojmë
jo individët e duhur,
por ata t'lagjëve dhe t'kadundëve
sikur n'kohen
kur vetëdija për rëndësin e kombit
dhe shtetit
ishte akoma e pa formuar .
Ky fenomen i vjetër
i vetëdijës ultë për komb
edhe shtet
edhe 26 -herë përpjekje
e ka lënë Republikën e Kosovës
pa konstituar kuvend.