Këta janë deputetët e ligjislaturës aktuale, që janë duke u tallur me fatet e popullit dhe me të ardhmen e shtetit të Kosovës.
Ka kaq gjatë që e kanë lënë pa e konstituar Kuvendin e Republikës së Kosovës. Për interesa të tyre meskine, e kanë shndërruar shtetin e Kosovës sikur të ishte bahçe e babës.
Është për t’u tmerruar se si populli nuk ngrihet në protesta për t’ua mbyllur dyert e Parlamentit dhe për t’i detyruar deputetët e kësaj ligjislature t’i kthejnë rrogat dhe t’iu mohohet e drejta për t’u zgjedhur ndonjëherë më si deputetë të Republikës së Kosovës.
Sepse këta janë e keqja më e madhe e Kosovës.