Nënë Tereza,
me shkëlqim hyjnor,
botën e shëndritë.
Shën Tereza,
me zemër të madhe,
kudo bekim mbolli,
e rriti shprsa për jetë.
Me duart e veta,
shëroj plagë,
dhe shpirta të vujtur.
Me sy ndriçoj errësirën, varfërisë,
dhe solli dritë njerëzisë.
Fuqinë e saj, sot po e shofim,
shumë më shumë.
Shenjtërimin tënd hyjnor,
e ndiejmë në çdo hap:
si frymë,
si zjarr.
si forcë
e dashuri
që s‘ka mbarim.
Por s‘dim,
si ta përshkruajm
Shën Tereza,
Ti nënë e jonë,
njerëzimin e mbushi
me shpresë,
dhe dritë për jetë.
Në buzëqeshjen tënde,
rritej drita e Zotit.
Tek ne rritej dashuria
në ne,
me ne,
për jetë.
Ti, në çdo hap,
në errësirën e mjerimit,
hape shtigjet e dritës,
për njerëzimin.
Me ty, Shën Tereza
u bëmë të fortë,
e krenarë,
se je gjak i jonë.
Tani pusho e qetë,
në qiellin tënd hyjnor.
Për ne bërë një lutje,
me dashuri si me parë.
Ju ngrohet zemrat e vujtura,
krijut dashuri,
e shpresë për jetë,
që s’shuhet kurrë.
Faliminderit,
Nënë e dashur.
Ne s’ju harrojmë kurrë:
„Lutja e juaj për lirin tonë,
ishte zjarr hyjnor,
në gjakun tonë“.
Shën Tereza,në qiell,
për ne do të in jetë,
lutje për jetë.
Von meinem iPhone gesendet