Festivali Ndërkombëtar i Video Artit “Gjon Mili” hapet në New York

Kultura

Festivali Ndërkombëtar i Video Artit “Gjon Mili” hapet në New York

Më: 27 shtator 2025 Në ora: 18:40
Festivali Ndërkombëtar i Video Artit “Gjon Mili” hapet në New York

New York, 27 shtator 2025 – Edicioni i 3-të i Festivalit Ndërkombëtar të Video Artit “Gjon Mili” (IVAF) ka nisur zyrtarisht programin e tij në SHBA, me një hapje mbresëlënëse në Producers Club Theatres, në zemër të Manhattan-it.

Kjo ditë e parë e festivalit në New York shënon një ngjarje të rëndësishme kulturore, ku artistë nga mbarë bota prezantojnë krijimet e tyre bashkëkohore nën temën “The Skin of the Light” (Lëkura e Dritës). Përzgjedhja e jurisë sjell në ekran vepra që eksplorojnë identitetin, kujtesën, marrëdhënien e njeriut me natyrën, por edhe dimensionet poetike të dritës, tingullit dhe lëvizjes.

Përzgjedhja e Jurisë

Programi i ditës nisi me seanca shfaqjesh nga ora 11:00 deri në 13:00 dhe vazhdon pasdite nga ora 17:00 deri në 19:00. Në këtë përzgjedhje shfaqen vepra të artistëve nga Italia, Shtetet e Bashkuara, Bjellorusia, Mbretëria e Bashkuar, Holanda, Polonia, Gjermania, Franca, Kina dhe Australia.

Titujt e veprave përfshijnë:
The Music Box (Itali)
The Tree of Life (Itali)
The Inherit (SHBA)
Lake (Bjellorusi)
Murphy Was An Optimist (Gjermani)
Elemental Feelings (Mbretëria e Bashkuar)
Quary (SHBA)
Prayer of the Sea (Gjermani)
In the Shadow of Small Acts (Australi)
Let it Grow (Kinë), e shumë të tjera.
Programi i Mbrëmjes
Në orën 19:30 do të mbahet një program special me dy shfaqje shqiptare:
Absence of 21 – Video Art, 7’, nga Sara Tafaram
Alexander – Dokumentar, 72’, nga Ardit Sadiku

Ndërsa në orën 21:30 mbrëmja do të mbyllet me një performancë stand-up comedy nga Romir Zalla.

Një Urë Kulturore Ndërkombëtare

Festivali “Gjon Mili” vijon misionin e tij si një urë kulturore mes vendeve dhe artistëve, duke nderuar trashëgiminë e fotografit dhe artistit të madh shqiptaro-amerikan Gjon Mili, pionier i dritës dhe lëvizjes në artin vizual.

Ky edicion i 3-të i festivalit, pas Korçës dhe Dhërmiut, sjell tashmë në New York një përvojë unike artistike, ku arti bashkëkohor vizual bashkon kultura, gjuhë dhe përvoja njerëzore të ndryshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat