Pas luftës, multimilionerë;
këta janë ata
që nuk lënë gurë pa rrokullisur
për t’iu rikthyer pushtetit përsëri.
Pas luftës, për pasuri dhe pushtet,
tokën e Kosovës ia falin Malit të Zi dhe Maqedonisë;
tani i kërcënojnë z. Albin Kurtit
se do ta rrëzojnë nga pushteti
për t’u ardhur vetë në krye,
duke shpresuar kot
se përsëri do të blejnë toka të Kosovës,
arën 3.50 euro, për t’u pasuruar vetë.
Nëse u mundësohet
t’ua rikthejnë sërish në krye shtetit
hajnat dhe të korruptuarit,
qytetarët e Kosovës gjatë do të vuajnë nga varfëria,
dhe në veriun e Kosovës do të ringjallen struktura paralele serbe
për ta ndarë tërësinë tokësore të Kosovës.