Nga çlirimi e deri më sot, popullit të vërtetat për Kosovën nuk i janë thënë

Kultura

Nga çlirimi e deri më sot, popullit të vërtetat për Kosovën nuk i janë thënë

Nga: Adem Bytyçi Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 17:24
Autori Adem Bytyçi

Asnjë parti në Kosovë

të vërtetën s’e ka thënë;

pas pushtetit i ka fshehur

të gjitha ato

që kanë qenë të rëndësishme

për vendin tonë.

Pranuan Asociacionin e komunave

me shumicë serbe, të pakicës serbe në Kosovë.

Në fillim e gënjyen popullin,

duke thënë: “Kjo është zgjidhje

në pajtim me Planin e Martti Ahtisaarit.”

Pastaj e ndryshuan qëndrimin,

duke thënë: “Ky është kanceri i Kosovës,

prandaj duhet të refuzohet.”

Këtë “dhuratë” anti-Kosovë

vendit ia sollën partitë PDK dhe LDK,

në negociatat me palën serbe në Bruksel.

Kur e kuptuan se Asociacioni cenonte

sovranitetin e shtetit të Kosovës,

të dyja partitë u prononcuan para popullit,

duke e akuzuar njëra-tjetrën,

se “unë jo, por partia tjetër

e kishte pranuar këtë marrëveshje.”

Edhe Qakorin, Zhlebin, 8 200 hektarë

tokë të Kosovës ia dhanë Malit të Zi.

Në fillim e kundërshtuan,

por pasi siguruan postet në majë të pushtetit,

edhe këtë të keqe kundër Kosovës e pranuan.

Shumë autorë, politologë dhe patriotë shqiptarë,

në shkrimet e tyre e kanë thënë dhe stërthënë

se e keqja më e madhe e Kosovës

i vjen vetë nga politikanët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat