Krijues shqiptarë, nga të gjitha trojet etnike, me zemrën plot dritë e mall, e sollën në këtë edicion të pestë, që u mbajt në Kukës, frymën e shpirtit letrar duke i dhënë fjalës krahë dhe vargut jetë.
“E kemi thënë shpesh edhe në evente të tjera që Kukësi konsiderohet si kërthiza e shqiptarëve edhe nga barazlargia nga Maqedoni a e Veriut Shkupi po kështu nga Prishtina po kaq nga Tirana e kështu me radhë”, tha Vera Istrefaj drejtore e edicionit letrar.
Edicioni letrar “Në prehër të Gjallicës” pos që mblodhi shumë poetë, vlerësohet si një ritëm i kujtesës kombëtare, krijuese e letrare.
“Poezia vërtetë na bashkon dhe kemi një afërsi edhe shoqërore edhe kombëtare”, tha poeti Avdullah Troshupa.
"Është bashkim edhe shumë bashkim serioz i kombit shqiptar në një lëmi nder më të rëndësishmet e kombit shqiptar”, tha Rexhep Abazi - Poet
“Libri po na bashkon, poezia po na bashkon me të vërtetë është një ndjesi shumë e madhe, privilegj e madhe dhe e ndiej veten shumë të lumtur”, tha poeti Hajrush Redenica.
Edicioni i pestë vjen si një dëshmi se letërsia jonë, jeton, rritet dhe ndriçon, ashtu si Gjallica që mbikëqyr me krenari këtë kuvend të ndjenjës dhe mendimit krijues, u tha nga krijuesit pjesëmarrës në edicionin e pestë letrar.