Ai tashmë është një emër i njohur i penës së bukur shqiptare. I ka shkruar me plot atdhedashuri tokës shqiptare, pa harruar edhe dashurinë. Bëhet fjalë për poetin e mirënjohur të Diasporës, Isa Mjeku, i cili gjatë ditës së hënë ka ndarë një status me një urim të veçantë me rastin e ditëlindjes së bashkëshortes së tij.
Ja çfarë shkruan ai:
“Urimet më të mira për ditëlindjen tënde, bashkëudhëtarja ime, në rrugëtimin tonë të përbashkët, i cili nuk ishte i lehtë.
Tani me nipër e mbesa plot, që na e mbushin jetën me lumturi.”
Isa, më tej, i ka dedikuar edhe një prej poezive të tij, të cilën ia ka bashkëngjitur urimit.
VAJZA DRENICARE E MIRA E KËSAJ BOTE
Sa e bukur është vajza nga Korrotica.
Isha duke pirë raki rrushi e boronice,
pa pritur, e zura duke më shikuar në dritare,
i humbur, i shtrirë për tokë,
vajza drenicare, e mira e kësaj bote.
Nuk jam i kësaj ane, me rrënjë nga malësia.
Kam një ndjenjë për ty, e imja lumturi.
Çfarë sy po shohin para syve të mi,
në qendër të qytetit, kafe bashkë me pi.
Porosita raki, verë të kuqe,
llafe e muhabet me vajzën lozonjare;
shikimi im shpejt u valvita,
më ka rënë hise vajza nga Drenica.
Shëtita në shumë qytete që kishte Kosova,
i lumtur me aromën e bukurisë së saj;
flokët kaçurrela, hyjnesha nga Drenica,
lumturinë ma solli vajza nga Korrotica.
Këtë poezi me dedikim, në këtë ditë shumë të veçantë, poeti i njohur e ka postuar edhe në gjuhën gjermane, që të kuptohet edhe nga miqtë e tij të huaj me të cilët jeton.
Ndërsa ne, në shqip, e urojmë përherë jetë të lumtur dhe gëzuar ditëlindjen.
BS