Libri në fjalë është një roman i ndërtuar mbi një ngjarje të vërtetë, i cili trajton realitetin e komunizmit në Shqipëri dhe pasojat e rënda që ky regjim ka lënë te shqiptarët.
Si tek ata që e kanë përjetuar drejtpërdrejt, ashtu edhe tek ata që, në atë periudhë, kanë arritur të emigrojnë në Kosovë dhe më gjerë.
Autori, Pashko Camaj, vjen nga Nju Jorku për ta përuruar librin edhe në Prishtinë.
Camaj është njëherësh sekretar i VATRA-s, organizatë pan-shqiptare me një veprimtari të vazhdueshme në mbështetje të Kosovës dhe çështjes shqiptare në përgjithësi.