Restaurohet shtëpia mbi 150-vjeçare e Jusuf Ademit në Leshtar të Kamenicës

Kultura

Restaurohet shtëpia mbi 150-vjeçare e Jusuf Ademit në Leshtar të Kamenicës

Më: 16 shkurt 2026 Në ora: 13:43
Foto nga vendngjarja

Ka përfunduar restaurimi i shtëpisë së Jusuf Ademi në fshatin Leshtar të Kamenicës.

Objekti, mbi 150 vjet i vjetër, përfaqëson një dëshmi të rëndësishme të arkitekturës tradicionale dhe të kujtesës historike të zonës.

Sipas njoftimit të ministrisë, ndërhyrja synon ruajtjen dhe mbrojtjen e aseteve të trashëgimisë kulturore, duke i konservuar ato për brezat e ardhshëm.

Institucionet theksojnë se projekte të tilla do të vazhdojnë në mbarë vendin, në funksion të ruajtjes së identitetit dhe vlerave tona kulturore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat