Më 2 mars në Prishtinë, promovohet libri “Motrat Qiriazi”

Kultura

Më 2 mars në Prishtinë, promovohet libri “Motrat Qiriazi”

Më: 22 shkurt 2026 Në ora: 17:10
Foto ilustrim

Më 2 mars 2026 në Prishtinë do të promovohet libri “Motrat Qiriazi”, një botim që i kushtohet figurës dhe kontributit të motrave Qiriazi në arsimin dhe emancipimin e gruas shqiptare.

Promovimi i librit do të mbahet të hënën, më 2 mars 2026, duke filluar nga ora 19:00, në ambientet e Hani i 2 Robertëve në Prishtinë.

Ngjarja organizohet në kuadër të Shoqatës për Arsimin e Femrës “Motrat Qiriazi” dhe pritet të mbledhë studiues, dashamirë të librit, përfaqësues institucionesh dhe qytetarë të interesuar për historinë dhe rolin e grave në zhvillimin e arsimit shqip.

Organizatorët ftojnë të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë promovim, i cili synon të rikthejë në vëmendje trashëgiminë dhe ndikimin e motrave Qiriazi në historinë kombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat