Hyseni: Gjilani dëshmoi edhe një herë se është një qendër e hapur ndaj vlerave evropiane dhe bashkëpunimit ndërkombëtar

Kultura

Hyseni: Gjilani dëshmoi edhe një herë se është një qendër e hapur ndaj vlerave evropiane dhe bashkëpunimit ndërkombëtar

Më: 30 mars 2026 Në ora: 08:37
Edicioni i 26-të i “Javës së Frankofonisë”, në Gjilan

Është mbyllur edicioni i 26-të i “Javës së Frankofonisë”, në Gjilan me shfaqjen Gënjeshtra -''Le Mensonge'' në Teatrin e Qytetit.

Gjilani sivjet ishte “Kryeqytet i Frankofonisë”, ku dëshmoi se është një qendër e hapur, moderne dhe e gatshme për bashkëpunime të mëdha.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se në kuadër të “Javës së Frankofonisë”, Gjilani mirëpriti shfaqjen "Le Mensonge" (Gënjeshtra) të autorit të mirënjohur francez, Florian Zeller. Nën regjinë e Ekrem Sopjanit.

 Sipas tij trupa e Teatrit nga Gjilani dhuroi një performancë të shkëlqyer, duke bashkuar artin skenik vendor me dramaturgjinë bashkëkohore franceze.

“Kjo javë ka qenë një festë e vërtetë e kulturës dhe diversitetit në qytetin tonë. Përmes filmit, muzikës dhe teatrit, Gjilani dëshmoi edhe një herë se është një qendër e hapur ndaj vlerave evropiane dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”, tha Alban Hyseni.

Kryetari i komunës, falënderoi të gjithë artistët dhe qytetarët që e bënë këtë edicion të 26-të të paharrueshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat