Lutemi për një ditë më të mirë!

Kultura

Lutemi për një ditë më të mirë!

Nga: Adem Bytyqi Më: 5 prill 2026 Në ora: 13:44
Adem Bytyqi

Shqiptarët ta duan njëri-tjetrin,
ta varrosin urrejtjen
dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët
për t'i dalë zot kombit dhe atdheut.

Historia na rrëfen,
sa herë shqiptarët kanë qenë të bashkuar,
betejat kundër armiqve i kanë fituar.

Shqiptarët do të jenë kombi më i mancipuar
në rajon dhe Evropë,
atëherë kur mbi të gjitha synimet
do t'i vendosin interesat

e kombit dhe atdheut,
dhe tradhtinë kundër shqiptarësisë
do ta varrosin njëherë e përgjithmonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat