BE: Kosova të vazhdoj dialogun dhe të aplikoj atë për çka deri tash është akorduar

Lajme

BE: Kosova të vazhdoj dialogun dhe të aplikoj atë për çka deri tash është akorduar

Nga: F.B Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 19:17
Oliver Varhej

Këshilli për stabilizim dhe bashkëngjitjen e Kosovës në BE ka ftuar sot Prishtinën që të vazhdoj të punoj në arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse obliguese me Beogradin dhe të aplikoj atë për çka është akorduar, shkruan “Tanjug” transmeton “Bota Sot”.

"Në takim është nënvizuar rëndësia e vazhdimit të angazhimit në bisedime në arritjen marrëveshjes gjithëpërfshirëse obliguese për normalizimin e raporteve, që është thelbësore në përparimin e Kosovës dhe Serbisë në rrugën evropiane. Pjesëmarrësit janë pajtuar që të gjitha marrëveshjet e deritashme duhen respektuar edhe përmbushur” thuhet në kumtesën e Këshillit.

Krahas rëndësisë së dialogut me Beogradin u potencua domosdoshmëria e përshpejtimit të procesit të reformave në Kosovë, përmes “fokusimit” të gjithë aktorëve politik dhe koordinimin efikas në institucionet e Kosovës ".

Është vlerësuar pozitiv heqja e taksës në mallrat serbe, pjesëmarrja e Kosovës në iniciativat regjionale dhe Gjykatën Speciale për krime në Hagë.

Kryeministri i Kosovës Hoti ka theksuar se është entuziast në lidhje me proceset pasuese të procesit në rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane.

"Së bashku me ekipin tim kam pasur takim të suksesshëm joformal në Këshillin për stabilizimin e bashkëngjitjes mes BE dhe Kosovës, ku kemi shikuar përparimet në rrugën e integrimeve evropiane” publikoi Hoti në Twiter.

Në video-takimin ei Këshillit të stabilizimit dhe bashkëngjitjes të Kosovës morën pjesë edhe shefi i diplomacisë seë BE-së Borel dhe komisari për zgjerim Varhej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat