Artistja botërore Abramoviq: Shtrëngoje pemën, është tretmani më i mirë që mund të bëni

Lajme

Artistja botërore Abramoviq: Shtrëngoje pemën, është tretmani më i mirë që mund të bëni

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 14:10
Artistja botërore Abramovic: Shtrëngoje pemën, është tretmani më i mirë që mund të bëni

Artistja e famshme, Marina Abramoviq, më 5 dhjetor do të ketë një performancë në lidhje me drunjtë, e cila e jep si një terapi për traumën e vitit 2020.

Pas një mbylljeje të tmerrshme përgjatë vitit 2020, Abramoviqi porositë të çlirohemi pranë një peme.

“Pemët janë si qenie njerëzore, kanë inteligjencë, kanë ndjenja”, ka thënë ajo duke potencuar se drunjtë janë dëgjues të heshtur.

“Ju mund të ankoheni te ta dhe këtë praktikë e fillova shumë kohë më parë gjatë qëndrimit tim në Amazonë”, ka shpjeguar ajo.

“Shko në parkun më të afërt, zgjidh pemën që të pëlqen, shtrëngoje fort dhe zbraze zemrën tuaj, shtrëngoje pemën minimum për 15 minuta. Është tretmani më i mirë që mund të bëni”, ka porositë ajo nëpërmjet një videoje, e cila ka paralajmëruar se do të takohet me ndjekësit më 5 dhjetor, pikërisht me këtë ritual të shtrëngimit te drunjve.

Një fotografi e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kryetarit të sapozgjedhur të Podujevës, duke e përqafuar lisin, disa ditë më parë, ka bërë bujë të madhe në mediat sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat