​Vdekja e punëtorit në vendin e punës në Istog, çka thuhet në raportin 24 orësh të policisë?

Kronikë

​Vdekja e punëtorit në vendin e punës në Istog, çka thuhet në raportin 24 orësh të policisë?

Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 09:17
Fotoilustrim

Një punëtor është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së shtunës në një fermë për kultivimin e peshqve në Istog. Policia sot ka dhënë disa detaje shtesë në raportin 24 orësh.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima kishte qenë duke punuar në ndërrimin e natës, ndërsa më pas është gjetur i shtrirë në dyshemenë e objektit.

Dëshmitarët kanë raportuar se viktima ishte në vendin e punës gjatë natës, ndërsa ekipi mjekësor, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka konstatuar vdekjen e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Hetim i vdekjes”.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Shkaqet e vdekjes nuk janë bërë të ditura.

Mëasohet se vitima është Zymer Blakaj, i lindur në vitin 1963.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat