Jeremiç: Serbia prej mesnatës ia dorëzon sistemin elektro-energjetik të veriut në duar shqiptarëve

Lajme

Jeremiç: Serbia prej mesnatës ia dorëzon sistemin elektro-energjetik të veriut në duar shqiptarëve

Nga: F.B Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 23:43
Vuk Jeremiç

Kreu i Partisë Popullore Vuk Jeremiç, sipas “Kosovo-online” ka publikuar një status ku thotë se Serbia prej nesër ia dorëzon sistemin elektro-energjetik”, transmeton “Bota Sot”.

"Ja dëshmia se Serbia që nga sonte në mesnatë ia dorëzon sistemin elektro-energjetik të veriut të Kosovës në duar të shqiptarëve” ka publikuar ai në rrjetin social “Twitter”.

Për të shtuar se me “këtë demant” vetëm konstatohet se nuk do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji në veri”, gjë që unë kurrë se kam thënë. Po e dorëzojnë sistemin në mënyrën qyqare, të qetë, poshtëruese edhe të fshehur. Të lumtë Aco serb”.

Petkoviç më herët ka zhvilluar polemikë dhe e ka quajtur gënjeshtër absolute se në veri do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji, edhe pse një skenar të tillë e dëshiron Jeremiç.

"Serbia për dallim nga koha e Jeremiçve të ndryshëm, Tadiçit, Gjorgjeviçit etj, sot asgjë nuk dorëzon as jep në Kosovë, por bënë çdo gjë që të mbrojë interesat vitale të serbëve në krahinë e vetë jugore” ka shkruar Petkoviç në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat