“Veç Serbia ka ditë me bë kësi filma! Pas videos paskan pi kafe...”, reagimi i fortë i zyrtarit të LVV-së ndaj Valon Sylës

Lajme

“Veç Serbia ka ditë me bë kësi filma! Pas videos paskan pi kafe...”, reagimi i fortë i zyrtarit të LVV-së ndaj Valon Sylës

Nga: N.Sh Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 16:46
Valon Syla dhe Bashkim Jupa

Gjatë ditës së sotme është rrahur gazetari Valon Syla.

Syla është sulmuar fizikisht në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë.

Sipas raportimit në media, i dyshuari për sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla është Bashkim Jupa nga fshati Molliq komuna e Gjakovës, me vendbanim në Zvicër.

Ai thuhet se është vëllai i zyrtarit të lartë të PDK-së dhe ish-zëvendësministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bekim Jupa.

Pas këtij lajmi të publikuar, ka reaguar edhe zyrtari i LVV-së, Avni Zogiani.

Sipas tij, kësi filma ka dit me bë veç Serbia.

Madje ai në Facebook, shkruan se pas videos që u publikua, ata paskan pi edhe kafe bashkë.

Veç Serbia ka ditë me bë kësi filma!

Pas incizimit të videos, e paskan pi ka një kafe bashkë...”, shkruan Zogiani, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ndryshe, ky sulm fizik ndaj gazetarit Valon Syla vjen pas shkrimeve të tij lidhur me fluksin e madh të mërgatës që kanë ardhur në Kosovë gjatë këtyre ditëve.

Por Syla, ka kohë që ka nisur një fushatë të egër ndaj mërgimtarëve.

Ai madje duke i fyer i quante edhe “gërrnaça”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat