Komandanti i KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë është stabile

Lajme

Komandanti i KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë është stabile

Nga: D.G. Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 09:32
Franco Federici

Komandanti i ri i misionit të KFOR-it, gjenerali italian Franco Federici ka vlerësuar se situata e sigurisë në Kosobë është stabile dhe se aktualisht nuk ka shenja të protestave apo trazirave të dhunshme. 

Ai ka deklaruar për numrin e sotshëm të gazetës serbe "Kurir" se rreth 3,500 ushtarë nga 27 vende janë aktualisht të angazhuar në këtë mision, nga të cilat 19 janë anëtare të NATO-s dhe tetë janë partnerë të Aleancës.

"KFOR-i është duke përmbushur me sukses detyrën e tij, për të cilën Aleanca dhe partnerët tanë kanë meritë. Misioni i KFOR-it ka kontribuar dhe ndihmuar për ta bërë Kosovën një vend më të sigurt për 21 vjet," tha gjenerali italian.

Ai vlerësoi se KFOR-i ka krijuar komunikim "të shkëlqyeshëm dhe efektiv" me serbët si pakica më e madhe në Kosovë, si dhe komunikim "të mirë zyrtar" me Ushtrinë Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat