Gjuriq: Po rrisim grupin parlamentar serb në Kongres që do të na mbështesin sikur Engel shqiptarët

Lajme

Gjuriq: Po rrisim grupin parlamentar serb në Kongres që do të na mbështesin sikur Engel shqiptarët

Nga: F. B. Më: 11 janar 2021 Në ora: 21:59
Gjuriq

Ambasadori serb në ShBA, Marko Gjuriq ka deklaruar se ambasada e Serbisë në Uashington po punon në realizimin e kontakteve të shumta me anëtarët e zgjedhur të administratës amerikane dhe në periudhën e ardhshme do punojë intensivisht që të rritet grupi parlamentar mbështetës serb në Kongres, transmeton “Tanjug” dhe “Bota Sot”.

Ai ka thënë se raportet e Serbisë me ShBA dhe ndodhitë në atë vend janë prioritete thelbësore të shtetit tonë dhe politikës kombëtare  në ruajtjen e stabilitetit  dhe zhvillimin ekonomik në vend.

Gjuriq tha se ambasada jonë në Uashington përpiqet të “shtrijë dorën” ndaj administratës Biden dhe të realizojë sa më shumë kontakte.

“Ndonëse jam këtu vetëm tri javë kam pasur shumë biseda me përfaqësues të Departamentit të Shtetit, Kongresit, ministrisë së mbrojtjes...Në javët e ardhshëm do vazhdojmë të punojmë që sa më shumë kongresistë e senatorë dhe të i anëtarësojmë në grupin parlamentar mbështetës serb, sepse na duhen ata që na mbështesin sikur Engel shqiptarët” tha ai.

Në pyetjen nëse marrëveshja e Uashingtonit mund të vihet në pikëpyetje pas ardhjes në pushtet të administratës Biden, Gjuriq tha se emërimi i zyrtarëve të rinj  përfshirë ata që do merren me regjion, do zgjas me muaj dhe ambasada jonë qysh tash ka kontaktua shumë individë kandidat për këto funksione në regjion.

“Kushdo që do jetë në ato pozicione , kam bindje se do respektoj atë që u arrit në marrëveshjet e periudhës së kaluar. Ne në Serbi kemi në çka të thirremi dhe për çka të luftojmë kur bëhet fjalë për marrëveshjen e Uashingtonit”, tha Gjuriq.

Ai përkujtoi se në marrëveshje është parashikuar që SPC dhe manastiret serbe dhe kishat në Kosovë të mbrohen me ligj dhe të aplikohen vendimet gjyqësore ne lidhje me pasurinë e Kishës Ortodokse Serbe (SPC).

Ai përkujtoi moratoriumin deri në shtator për qasje të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Me përfaqësuesit e administratës së re amerikane kemi biseduar për këtë dhe mënyrën  si do veprohet pas kësaj periudhe” tha ai.

Gjuriq beson se Korporata Financiare Zhvillimore Amerikane DFC, që ka hap zyrën në Beograd do ketë shumë punë pa marr parasysh rrjedhat dhe ndryshimet politike në Uashington dhe nënvizoi se synim i Serbisë që sa më shumë kompani të investojnë në Serbi sepse si vlerësoi kjo ka kontribuar në  për luftën tonë për pozitë politike në ShBA.

“Nga ambasada jonë do ketë shumë iniciativa për avancimin e raporteve mes ShBA dhe Serbisë që do forcojnë Serbinë”, tha Gjuriq.

Po ashtu një nga aktivitetet e ambasadës është edhe lidhja edhe kontakti me diasporën në atë vend.

“Diaspora jonë është në kuptimin ideologjik, ekonomik e politik të shumanshëm, do punohet  me të gjithë njerëzit me ndikim në ShBA dhe të i drejtojmë drejtë asaj që është interes i Serbisë”, tha Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat