Shërohet nga leukemia Arian Krasniqi, familja falënderon qytetarët për kontributin e dhënë

Lajme

Shërohet nga leukemia Arian Krasniqi, familja falënderon qytetarët për kontributin e dhënë

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 10:00
Arian Krasniqi

Është shëruar nga leukemia 6-vjeçari Arian Krasniqi, i cili tash e një kohë të gjatë ishte duke u trajtuar në spitalin e Turqisë.

Familjarët e 6-vjeçarit kanë bërë të ditur se pas një trajtimi të gjatë, Ariani tashmë shëruar dhe do të kthehet në Kosovë.

Mediat më herët kishin raportuar për rastin e Arian Krasniqit, ku familjarët kërkonin ndihmë financiare për shërimin e djalit të tyre.

“Të dashur miq, familjarë dhe njerëz të vullnetit të mire. Dua të ndaj me ju gëzimin, se pas një trajtimi mjaft të gjatë dhe të mundimshëm, si për Arianin po ashtu edhe për ne si familje, sot pranuam rezultatet përfundimtare se Ariani ka pasur sukses ne trajtim. Me rekomandim të Mjekëve, për shëndetin e Arianit, jemi të obliguar të ju përmbahemi disa rregullave sidomos kontaktin me njerëz, Ariani e ka të ndaluar, kjo për arsye të shmangies nga gripet, infeksionet dhe bakteriet e ndryshme,dhe shmangies nga një trajtim i tillë ,është e domosdoshme te ju përmbahemi rregullave strikte, andaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithëve për shëndetin e Arianit”, ka njoftuar babai i Arianit, Islam Krasniqi.

Gjithashtu, ai ka falënderuar të gjithë qytetarët për kontributin e dhënë për trajtimin e djalit të tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat