Debati i zjarrtë Koci-Buzhala/ Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, zbulojnë detaje të reja pas ftesës nga Specialja

Lajme

Debati i zjarrtë Koci-Buzhala/ Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, zbulojnë detaje të reja pas ftesës nga Specialja

Nga: N.Sh. Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 14:28
Gani Koci

Familja e veprimtrit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, kanë reaguar pas ftesës së Gjykatës Speciale që i kanë bërë ish-eprorit të UÇK-së në Drenicë, Gani Kocit.

Familja Imeri përmes një shkrimi në Facebook, thonë se Koci është njëri nga zyrtarët e burgut të Likovcit.

Sipas tyre, Koci kishte një debat të zjarrt me Berat Buzhalën, pikërisht për këtë burg, dhe pyesin se a mos ishte kjo arsyeja e ftesës nga Specialja për Kocin.

Postimi i plotë:

Njëri nga zyrtarët e burgut të Likovcit qenka ftuar nga Gjykata Speciale për të rrëfyer aktivitetin e tij dhe të tjerëve gjatë kohës sa ishin në pushtet në Likovc!

Duhet rikujtuar opinionit se Gani Koci kishte një debat të zjarrt me Berat Buzhalen, rreth asaj se kush kë e kishte parë në ato ndërtesat e Likovcit gjatë luftës... dhe kush kush çfarë roli kishte atëkohë aty!

A ishte perplasja në mes dy anëtarëve të PDK-së, Beat Buzhalës dhe Gani Kocit, shkaku pse është ftuar Gani Koci në Hagë, këtë do ta mësojmë një ditë.

Nëse doni ti ndihmoni vetvetes flisni të vërtetën z. Gani. Vetëm e vërteta sjell drejtësi, barazi dhe paqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat