Serbia do ndihmojë serbët e Kosovës me 200 euro të papunët dhe 100 euro për secilin fëmijë

Lajme

Serbia do ndihmojë serbët e Kosovës me 200 euro të papunët dhe 100 euro për secilin fëmijë

Nga: F.B Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 15:30
Aleksandar Vuçiq

Pas takimit me përfaqësuesit e Listës Serbe në Kurshumli në kazermën ushtarake të këtij qyteti, presidenti i Serbisë Vuçiq ka paralajmëruar mbështetje për serbët e Kosovës me ndihma financiare deri 200 euro për të papunët dhe nga 100 euro për secilin fëmijë.

Vuçiq tha se secili i papunë në Kosovë mund të pres 200 euro, por do të sigurojmë edhe nga 100 euro për secilin fëmijë, kështu që një familje mund të marr deri 700 euro ndihmë.

Në takimin me LS kanë marr pjesë edhe ministrat e bujqësisë, ekonomisë, shëndetësisë dhe financave  në qeverinë e Serbisë Nedimoviç, Atanaskoviç, Mali dhe Lonçar.

Ai pas takimit ka falënderuar qytetarët e Kosovës që kanë mbështetir dhe kanë shprehur besimin në atë që bënë Beogradi zyrtar dhe përfaqësuesit e LS.

“Biseduam edhe për vizitën e ardhshme të Lajçakut dhe situatën e sigurisë edhe atë ekonomike në Kosovë, projektet dhe planet që kemi për ndërtim” tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat