Naser Rugova kritikon Albin Kurtin: Habitem se si Vjosa po i lejon këto aventura

Lajme

Naser Rugova kritikon Albin Kurtin: Habitem se si Vjosa po i lejon këto aventura

Nga: N.Sh. Më: 5 mars 2021 Në ora: 09:04
Naser Rugova

Zyrtari i LDK-së, Naser Rugova, që nga dorëheqja e Isa Mustafës nga kreu i kësaj partie, për ditë të tëra është marrë me këtë subjekt politik.

Ndërsa, sot, Rugova ka shkruar për liderin e LVV-së dhe kryeministrin në ardhje, Albin Kurtin.

Sipas tij, Kurti e ka fituar besimin nga populli që të luftojë krimin, nepotizmin dhe korrupsionin dhe jo të bëjë aventura me shtetin e Kosovës.

Ai habitet se si Vjosa po i lejon këto aventura, që sipas tij, rrezikojnë besimin e miqve dhe aleatëve tanë.

Postimi i plotë:

Albini e ka fituar besimin nga populli që ta luftojë krimin, nepotizmin e korrupsionin dhe jo të bëjë aventura me shtetin tonë.

Kam përshtypjen që, me dekleratat e tij për bashkim kombëtar, akoma pa e marr detyrën po përpiqet t'i ikë përgjegjësisë duke krijuar mjegull dhe duke prodhuar reagime në kancelaritë e mëdha dhe tituj bombastik gazetash.

Habitem si Vjosa i lejon këto aventura që rrezikojnë besimin e miqve dhe aleatëve tanë apo ndoshta karrigia e Presidentit qenka vërtet shumë e ëmbël.

Kthjelluni! Shteti nuk është lojë fëmijësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat