Formimi i Qeverisë së re, ‘frikësohet’ Gjuriq: Politikat e Kurtit janë kërcënim për paqen dhe stabilitetin rajonal!

Lajme

Formimi i Qeverisë së re, ‘frikësohet’ Gjuriq: Politikat e Kurtit janë kërcënim për paqen dhe stabilitetin rajonal!

Më: 25 mars 2021 Në ora: 08:33
Marko Gjuriq

Ambasadori serb në Washington dhe ish-drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq ka vlerësuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njoftoi përfundimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës që sipas tij po bëhet me deklaratat se nuk dëshiron as të diskutojë formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Albin Kurti po bën kërdi në rajon në ditën e tij të dytë në detyrë. Duke pretenduar, në deklaratën e tij të fundit, se ai as nuk dëshiron të diskutojë mbi formimin e Asociacionit të komunave serbe – një detyrim ligjërisht obligativ i Kosovës, i nënshkruar, ratifikuar dhe i garantuar ndërkombëtarisht, Kurti ka njoftuar në fakt përfundimin e dialogut në mënyrën më të egër”.

Gjuriq thekson më tej se “me deklaratat se as nuk donte të diskutonte zbatimin e marrëveshjeve”, sipas tij Kurti “ka treguar se nuk ka respekt për përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të zgjidhur çështjet e hapura në mënyrë paqësore dhe përmes dialogut”.

“ Fjalët e tij janë një paralajmërim i qartë se qeveria në Prishtinë drejtohet nga një kundërshtar i vërtetë i pajtimit dhe nga një njeri politikat e të cilit nuk janë asgjë më pak sesa një kërcënim për paqen dhe stabilitetin rajonal”, shkruan ai në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat