‘Meritojmë të jemi pjesë e BE’’, Vuçiç për Kosovën: Gati të diskutojmë çdo kompromis për zgjidhjen e konfliktit!

Lajme

‘Meritojmë të jemi pjesë e BE’’, Vuçiç për Kosovën: Gati të diskutojmë çdo kompromis për zgjidhjen e konfliktit!

Më: 20 prill 2021 Në ora: 14:36
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur sërish në lidhje për dialogun me Kosovën. Në një intervistë për “Face Tv”, Vuçiç tha se Serbia e meriton të jetë në BE, por jo që vendi i tij të copëtohet në funksion të anëtarësimit. Më tej Presidenti serb tha se është gati për të shqyrtuar çdo kopromis për zgjidhjen e konfliktit.

Edhe pse pala kosovare i ka bërë të qarta kërkesat e saj prej kohësh, ndër to edhe njohja reciproke, por Vuçiç thotë se s’mund të flasë për zgjidhje ideale pasi do të zbulonte disa nga hartat e ndryshimit të territorieve.

“Ata nuk mund ta thonë këtë për shkak të rrethanave të tyre. Unë do të thoja: “Po, ne meritojmë të jemi pjesë e BE-së, por kjo nuk do të thotë që unë kam të drejtë ta copëtoj vendin tim në asnjë mënyrë”. Unë e respektoj Kushtetutën e Serbisë. Unë jam gati të diskutoj të gjitha kompromiset e mundshme dhe të mos e lëmë një konflikt të ngrirë për brezat e ardhshëm. Nuk mund të flas për zgjidhjen ideale sepse do të zbuloja disa nga hartat tona para dialogut”, shpjegoi Vuçiç.

Para një muaji, gazetari Senad Haxhifejzovic i ka kërkuar ambasadorit të Rusisë në Bosnje e Hercegovinë, Igor Kalabukhov, të thoshte “Republika e Kosovës”, pasi ky i fundit paraprakisht i kishte kërkuar atij që të thoshte “Republika Srpska” dhe të mos e përdorte shkurtesën “RS”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat