Drecun: Albin Kurti është ideolog, shfrytëzon secilin rast të demonstrojë qëllimin...

Lajme

Drecun: Albin Kurti është ideolog, shfrytëzon secilin rast të demonstrojë qëllimin...

Nga: F.B Më: 26 prill 2021 Në ora: 10:50
Milovan Drecun

Kreu i Këshillit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun ka deklaruar për RTS se Albin Kurti është një ndër ideologët shqiptaro-mëdhenj modern dhe ai shfrytëzon secilin rast të demonstrojë qëllimin strategjik që është bashkimi i Kosovës me Shqipërinë përkatësisht krijimin e shtetit etnik shqiptar, kështu që nuk është kontestues vazhdimi i dialogut mes Prishtinës edhe Beogradit por kontestuese është agjenda e dialogut u shpreh ai, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Votimi i Kurtit në zgjedhjet e Shqipërisë është provokim i rëndë dhe ai iu bënë me dije të gjithëve se rruga e tij politike është krijimi i Shqipërisë së Madhe.

"Përveç disa dënimeve të zyrtarëve rë BE-së, siç ka bërë deputetja Viola fon Kramon, nuk besojë se dikush tjetër do të reagojë”, tha Drecun duke shtuar se Kurti ka paralajmëruar se do të votojë sepse ka shtetësi të dyfishtë.

Sipas fjalëve të tij, Kurti vazhdimisht flet se me rrugë paqësore do të bashkohet Kosova dhe Shqipëria.

"Më habit fakti që nuk ka befasuar deklarata e Ramës, që shumë ankohet se nuk mundet të dëgjojë zërin e Hashim Thaçit të burgosur. Më habit që nuk mundet të dëgjojë zërin e qindra viktimave të Thaçit”, tha Drecun në RTS.

Duke fol rreth dialogut mes Prishtinës edhe Beogradit, Drecun tha se pas zgjedhjeve dhe krijimi të qeverisë u krijuan kushtet që pala nga Prishtina të merr pjesë në vazhdimin e dialogut.

"Mendoj se BE në relacionin Bruksel – Beograd dhe Bruksel-Prishtinë krijon kushte për vazhdimin e bisedimeve dhe dialogu nuk është kontestues”, tha ai duke shtuar se kontestuese është agjenda përkatësisht a do të ketë përparime në bisedime.

Kjo për faktin, që sipas Drecun, Prishtina nuk le hapësirë për marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat