Eurodeputeti austriak: Më vjen keq që qytetarët e Kosovës nuk kanë liberalizim të vizave

Lajme

Eurodeputeti austriak: Më vjen keq që qytetarët e Kosovës nuk kanë liberalizim të vizave

Më: 5 maj 2021 Në ora: 21:59
Lukas Mandl

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka folur edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në një intervistë për media, Mandl ka shtuar se është i gëzuar që njerëzit e Kosovës janë pro-evropianë, por ka thënë se një numër i vogël i shteteve të BE-së nuk janë në favor, ani pse sipas tij Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizim.

“Absolutisht. Do të thoja se është për keqardhje që ky është një premtim të cilin Bashkimi Evropian nuk e ka mbajtur ende. Çdo ditë më vjen keq për këtë, dhe prandaj angazhohem për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën aq sa mundem. Në fakt, edhe Komisioni Evropian e ka përkrahur liberalizimnin, bashkë me Parlamentin Evropian, por ka një numër të vogël të shteteve të BE-së që nuk janë në favor, dhe ne duhet t’i bindim ata se procedurat janë mbyllur dhe se Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizimin.

Duhet t’i bindim edhe me informatat të vërteta sa i përket shoqërisë, reformave, bashkëpunimit të mirë në disa fusha me vendet anëtare tëe BE-së. Duhet t’i bindim dhe për atë se ky është një vendim që shkon në favor të sigurisë së përgjithshme të BE-së, sepse sa më shumë që e shtyjmë këtë vendim shkaktojmë më shumë probleme. Siç e dimë qytetarët e Kosovës janë shumë pro-evropianë, e ndjejnë identitetin evropian dhe kjo është pozitive për BE-në, për vlerat e saj, për sundimin e ligjit dhe për demokracinë. Nëse BE-ja mbetet mbrapa për liberalizimnin e vizave dhe të tjera premtime, BE-ja nuk do të bëhet më e fortë, por do të dobësohet, dhe pjesë të botës që nuk ndajnë vlerat e njëjta me Evropën dhe duan konflikt këtu, do të fitojnë territor në Ballkan dhe këtë duhet ta shmangim”, tha ndër të tjera ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat