Lajmërohet Gjergj Dedaj, i vie keq për luanët që gjumin ua prishin hijenat bizare dhe qentë e egër

Lajme

Lajmërohet Gjergj Dedaj, i vie keq për luanët që gjumin ua prishin hijenat bizare dhe qentë e egër

Nga: N.Sh. Më: 24 maj 2021 Në ora: 11:28
Gjergj Dedaj

Javën e kaluar ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka shkarkuar mbi 15 ambasadorë dhe konsuj të Kosovës.

Në mesin e atyer që u shkarkuan është edhe ambasadori i Kosovës, në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj.

Por ky i fundit nuk po e pranon një vendim të tillë.

Ai ka thënë se nuk do ta lëshoj postin e tij pa i kaluar mandati.

Madje ai e kishte akuzuar presidenten Vjosa Osmanin për këtë vendim për shkarkimin e tij.

E Dedaj sot përsëri është lajmruar përmes një postimi në facebook.

Ai shkruan se “sa më vjen keq për luanët, kur hijenat bizare dhe qentë e egër, me të lehurat e tyre, ua prishin gjumin e mëngjesit!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat