Daçiq “APA”: “Zgjidhja e çështjes së Kosovës është kompromisi e jo lufta – pjesët serbe të Kosovës e njohin shtetin e Kosovës”, sipas “APA” ai indirekt propozoi ndarje

Lajme

Daçiq “APA”: “Zgjidhja e çështjes së Kosovës është kompromisi e jo lufta – pjesët serbe të Kosovës e njohin shtetin e Kosovës”, sipas “APA” ai indirekt propozoi ndarje

Nga: Fatmir Beka Më: 13 qershor 2021 Në ora: 16:13
Daçiq

Zgjidhja e çështjes së Kosovës është në kompromis dhe jo në një luftë të re ka thënë kreu i Kuvendit të Serbisë Daçiq në intervistën e përbashkët me kreun e Parlamentit austriak Vofgang Sanotka për agjencinë austriake “APA”, transmetojnë “Informer” dhe “Bota Sot”.

Daçiq ka akuzuar Prishtinën për obstruksion dhe mosrespektim të marrëveshjeve dhe sipas “APA” në mënyrë indirekte propozoi ndarje të Kosovës.

Ai përkujtoi se Serbia nuk ka sovranitet të plotë ndaj Kosovës, por Qeveria e prishtinës nuk ka sovranitet në të gjitha pjesët e Kosovës. “Pjesët serbe të Kosovës, nuk e pranojnë shtetin e Kosovës” tha ai.

Në diskutimin rreth zgjidhjes së konflikteve etnike në Ballkan, sipas “APA” , Serbia është e hapur për ndryshim me marrëveshje të kufijve.

“Nëse të gjitha palët janë dakord rrteh kësaj, pse do të ishte problem” pyeti Daçiq.

Lidhur me „non pejper-in“ nga Sllovenia, ai tha se nuk ka nevojë për dokumente të tilla misterioze dhe rreth kësaj të gjithë duhet të japin qëndrimet, ndërsa Evropa e di qëndrimin serb.
Sobotka tha se është i bindur se është e mundshme marrëveshja mes Prishtinës edhe Beogradit.

Por as Daçiq as Sobotka nuk deshën të thonë mënyrën e zgjidhjes së çështjes së Kosovës deri në qasjen në BE. Sobotka tha se është e domosdoshme gatishmëria për dialog dhe arritja e zgjidhjes.

“Evropa nuk është në anën e Prishtinës as të Beogradit, por të dialogut”, duke nënvizuar rëndësinë që ka për integrimin evropian zgjidhja e konflikteve në regjion.

“Nën kulmin e BE-së është më lehtë të munden konfliktet” tha Sobotka, ndërsa Daçiq tha se BE konsiderohet “mjet për qetësim” për regjion.

“Më herët popujt t Ballkanit jetonin me idenë e jugosllavizmit dhe idolit komunist, sot vendin e saj e ka zënë ideja e Be-së” tha Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat