E sulmuan me vezë, Rama: Ta kisha ditë me marrë fërtere me veti

Lajme

E sulmuan me vezë, Rama: Ta kisha ditë me marrë fërtere me veti

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 23:41
Përparim Rama

Përparim Rama kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e ardhshme lokale që mbahen në tetor të këtij viti, sot gjatë ditës është sulmuar me vezë në një takim që ka pasur me qytetarë në Vranjevc.

Disa të rinj që kanë brohoritur Vetëvendosje e kanë gjuajtur Ramën me vezë.

Pas kësaj ai ka ironizuar me personat që e kanë sulmuar.

 

Në një postim në rrjetin social Instagram, Rama ka publikuar një fotografi nga kuzhina ku ka shkruar: “ta kish ditë kisha marrë fërtere me veti”.

Zzëdhënësja e LDK, Sibel Halimi ka thënë se personat që e kanë sulmuar Ramën kanë brohoritur Vetëvendosje. Por nga kjo parti e kanë mohuar se kanë gisht në sulmin me vezë ndaj Ramës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat