Rrënqeth Glauk Konjuca: Të tronditur dhe të trishtuar bashkëndjejmë me familjet e viktimave

Lajme

Rrënqeth Glauk Konjuca: Të tronditur dhe të trishtuar bashkëndjejmë me familjet e viktimave

Nga: M.L. Më: 25 korrik 2021 Në ora: 22:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca njoftoi se i kanë nderuar me ndezje të qirinjëve bashkatdhetarët që humbën jetën në aksidentin tragjik të mëngjesit të sotëm në Kroaci.

“Sonte, së bashku me ambasadorin gjerman dhe atë kroat në Kosovë, me bashkëpunëtorë dhe qytetarë të shumtë, bëmë homazhe me ndezje të qirinjve para Teatrit Kombëtar në Prishtinë”, shkroi Konjucfa në Facebook.

Ai tha se bashkëndjejnë me familjet e viktimave dhe luten për shërimin e të lënduarve.

“Në këto momente të vështira, të tronditur dhe të trishtuar, solidarizohemi dhe bashkëndjejmë me familjet e viktimave, si dhe lutemi për shërimin sa më të shpejtë të të lënduarve.

Pranë jush me dhimbje të madhe!”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat