“U mërzita shumë”/ Pacolli rrëfen si u largua nga kompania që kishte punuar 13 vjet, kjo që bëri pastaj është madhështore

Lajme

“U mërzita shumë”/ Pacolli rrëfen si u largua nga kompania që kishte punuar 13 vjet, kjo që bëri pastaj është madhështore

Nga: N.Sh Më: 29 korrik 2021 Në ora: 20:36
Behgjet Pacolli

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, herë pas here tregon shumëçka për jetën e tij personale.

Kësaj radhe, Pacolli tregon se sot 30 vjet ishte larguar nga kompania që ishte duke punuar në Zvicër për plotë 13 vjet.

10 vjet aty ishte udhëheqës, por pa dëshirën e tij ishte larguar nga puna.

Pacolli përmes një postimi në Facebook, thotë se ishte mërzitur shumë.

Mirëpo, ajo që bëri pastaj është madhështore.

Pacolli pas largimit nga Interplastica Engineering, e kishte themeluar kompaninë e tij, Mabetex.

Kjo kompani tash është gjigante brenda dhe jashtë Kosovës.

Postimi i plotë:

"Çdo gjë që ndodh ka arsyen e vet"

 Sot, 30 vjet më parë, pra më 29/07/1991, pa dëshirën time, i dhashë fund punësimit tim në Interplastica Engineering në Zvicër. U mërzita shumë!  Atje kisha punuar 13 vjet.  Dhjetë (10) vjet drejtova këtë kompani duke e sjellë atë në majat më të larta të suksesit.  Inatet e disave prishën atmosferën dhe unë u  tërhoqa nga pozita. 

Kjo ishte arsyeja pse themelova kompaninë time Mabetex, me të cilën udhëtoj edhe sot.

 Ps. Unë i kam përshkruar këto ndodhi në librin tim autobiografik "Nga Sfida në Sfidë"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat