Vuçiq: Me Ramën dhe Zaevin do ta përfundojmë vet këtë biznes, nuk do të varemi nga askush

Lajme

Vuçiq: Me Ramën dhe Zaevin do ta përfundojmë vet këtë biznes, nuk do të varemi nga askush

Nga: Lis Bukuroca Më: 1 gusht 2021 Në ora: 14:05
Aleksandar Vuçiq, Edi Rama dhe Zoran Zaev

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në Serbi ende nuk po kuptohet se urrejtja ndaj shqiptarëve nuk ju sjellë asgjë.

Ai ka pyetur se si të “bëhen humbës nga fitues”.

“...si të fillojmë të vendosim për veten, posaçërisht, si të bëhemi nga humbësi në fitues… Në të njëjtën kohë, në Serbi, ne ende nuk e kuptojmë se gjërat po ndryshojnë, se politika është një gjë e gjallë, marrëdhëniet në rajon gjithashtu, dhe se urrejtja, më shpesh ndaj shqiptarëve, nuk na sjell asgjë. Përkundrazi”, ka thënë Vuçiq për gazetën serbe “Politika”.

Ai ka treguar se si kishte nisur iniciativa për “Mini-Shengenin”.

“Më pak se dy vjet më parë, së bashku me Zoran Zaevin, Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe Edi Ramën, Kryeministrin e Shqipërisë, fillova një iniciativë në Novi Sad për të hequr barrierat midis vendeve tona, të cilat pengojnë të ashtuquajturat katër liritë në të cilat bazohet tregu i përbashkët i BE -s: lëvizjen e lirë të mallrave, të shërbimeve, të njerëzve dhe të kapitalit”, është shprehur ai.

Vuçiq ka theksuar se me Ramën dhe Zaevin do ta përfundojnë vet këtë biznes dhe nuk do të varen nga askush.

“Ne e filluam këtë biznes vetë, do ta përfundojmë vetë, në këtë nuk varemi nga askush, përveç nga njerëzit tanë, që do të kenë dobinë më të madhe prej tij. Unë besoj në Serbi, unë besoj në Ballkan!", ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat