VV gati për pritjen e mërgimtarëve në selinë e saj, bën thirrje për vaksinim

Lajme

VV gati për pritjen e mërgimtarëve në selinë e saj, bën thirrje për vaksinim

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se gjithçka është gati për pritjen e mërgimtarëve në zyrat e selisë së saj qendrore në lagjen Aktash.

“Gjithçka është gati dhe prej orës 18:00 mirëpresim bashkatdhetarët në ambientet tashmë të rregulluara e dezinfektuara të selisë tonë qendrore në lagjen Aktash. Të gjitha paramentarat e kujdesit shëndetësor do të merren parasysh në këtë takim”, thuhet në një njoftim të lëshuar nga kjo parti.

Nga ana tjetër, kjo parti bëri thirrje për vaksinim të qytetarëve kundër CoVID-19.

“Lajmit të vaksinimit masiv këto kohë jo vetëm t'i gëzohemi por edhe të tregojmë disiplinën e duhur e të ftojmë për vaksinim sa më të hershëm të të gjithëve atyre që po hezitojnë ta bëjnë një gjë të tillë. Vaksnimi shpëton mbledhitë tona familjare e shoqërore, vaksinimi shpëton shëndetin dhe ekonominë tonë, andaj vaksionohuni!”, përfundon njoftimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat