Cili Grenell riktheu Talebanët dhe si shpëtoi Kosova mrekullisht nga një aventurë si në Afganistan?

Lajme

Cili Grenell riktheu Talebanët dhe si shpëtoi Kosova mrekullisht nga një aventurë si në Afganistan?

Nga: M.L. Më: 18 gusht 2021 Në ora: 11:04
Foto nga nënshkrimi i marrëveshjes së Washingtonit

Publicisti Emin Azemi, nëpërmjet një postimi në Facebook ka vendosur një paralele ndërmjet gjendjes në Afganistan dhe asaj në Kosovë.

Ai ka përmendur konstatimet se talebanët në Afganistan u faktorizuan me marrëveshjen e nënshkruar nga ish Presidenti Trump në vitin 2020, duke potencuar se edhe Kosova mund ta pësonte njëjtë nëse do të vazhdonte qasja ndaj Serbisë që e kishte instaluar ekipi i Trumpit që dirigjohej nga ambasadori Grenell.

Postimi i plotë:

CILI GRENELL I RIKTHEU TALEBANËT?!

Vëzhgues të ndryshëm po konstatojnë se SHBA i faktorizoi së tepërmi talebanët kur ish Presidenti Trump nënshkroi një marrëveshje me ta në vitin 2020.

Rikthimit të Talebanëve i parapriu një politikë aventuriere e Trumpit për të legjitimiuar talebanët si partnerë në bisedimet diplomatike mbi të ardhmen e Afganistanit.

Për rrjedhojë, forcat amerikane ishin tërhequr gjatë administratës Trump nga afërsisht 15,500 forca amerikane në 2,500 trupa në vend. Dhe talebanët ishin më të fortë ushtarakisht që nga viti 2001.

Sigurisht në arritjen e kësaj marrëveshje me talebanët ka kontribuar ndonjë Grenell, prandaj nuk është vështirë t'ia qëlloni se cilat do të ishin pasojat për Kosovën sikur të vazhdonte qasja ndaj Serbisë që e kishte instaluar ekipi i Trumpit që dirigjohej nga Grenell....

Vetëm një mrekulli e Zotit bëri që Amerika të mos drejtohej më nga aventurirer të tillë, sepse pa këtë mrekulli nuk do të vinte në Shtëpinë e Bardhë, z.Joe Biden, një mik i dëshmuar i shqiptarëve.

Por miqtë duhet mbajtur, sepse miku i mirë kur të braktisë nuk të kthehet kurrë për shtatëqind shëngjergja!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat