Gruaja në Tiranë habit me veprimin, ja çka i bën reklamës së shkarravitur me fytyrën e Bregoviqit

Lajme

Gruaja në Tiranë habit me veprimin, ja çka i bën reklamës së shkarravitur me fytyrën e Bregoviqit

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 14:11
Fotografia e gruas që po pastron reklamën e shkarravitur ku është fshirë fytyra e Goran Bregoviqit

Një grua në rrugët e Tiranës po pastron një nga reklamat e shkarravitura të koncertit të këngëtarit serb Goran Bregoviq, koncert që do të mbahet më 22 gusht në Korçë.

Fotografia e gruas që po pastron reklamën është publikuar nga DW, në faqen e tyre në Facebook.

Festa e birrës në Korçë, në të cilën është ftuar edhe këngëtari serb Goran Bregoviq ka shkaktuar debate të mëdha në Shqipëri dhe Kosovë.

Kanë qenë të shumtë ata që kanë kërkuar anulimin e koncertit, madje gjithë këngëtarët kosovarë të ftuar e kanë bojkotuar organizimin.

Sidoqoftë, Korça nuk u tërhoq nga thirrja e këngëtarit në këtë festë dhe vazhduan me njoftime dhe me vendosjen e posterëve për detajet e performancës së tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat