Mblidhen 10.43 milionë euro në Bono të Diasporës, Murati tregon se ku do të përdoren ato

Lajme

Mblidhen 10.43 milionë euro në Bono të Diasporës, Murati tregon se ku do të përdoren ato

Nga: M.L. Më: 19 gusht 2021 Në ora: 11:30
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati njoftoi se janë investuar 10.43 milion euro në Bonot e Diasporës, projekt ky që u lansua ditë më parë nga kryeministri Albin Kurti.

“10.43 milionë euro janë investuar në Bono të Diasporës!

Dje ishte data e fundit për të investuar në emetimin e parë të Bonove të Diasporës. Ky emetim u përmbyll me sukses, duke arritur shumën totale prej mbi 10 milionë euro në emetimin e parë”, shkroi ministri Murati në Facebook.

Ai potencoi se mjetet nga Bonot e Diasporës do t’i përdoren për të mbështetur prodhuesit vendorë në kuadër të Masës 2.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

“tani do ta përcjell propozim vendimin për mbledhjen e radhës së Qeverisë. Më duhet t’i falenderoj të gjithë bashkatdhetarët për mbështetjen e vazhdueshme që i japin vendit, dhe për besimin në shtet. ❤️”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat